Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e ka përkujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në 78 vjetorin e lindjes së tij, përcjell InLajmi.
Haradianj tha se në këtë ditë Rugova përkujtohet si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.
Ai shtoi se ka qenë nder për të që ka bashkëpunuar me presidentin Rugova gjatë periudhës së pasluftës në Kosovë, ku kishte tema e probleme me rëndësi nacionale.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në ditëlindjen e tij, Presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.
E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale.
Urime ditëlindja President Rugova! /InLajmi/