Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ditën e premte i ka shprehur ngushëllime familjes Gjergji nga Klina, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-gazetarit Seremb Gergjit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se me pikëllim e ka pranuar lajmin për vdekjen e tij në moshë të re.
Ai, përveç familjes se të nderit, u shprehu ngushëllime edhe farefisit të ish-gazetarit Gjergji dhe komunitetit të gazetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e hershme të gazetarit e publicistit, Seremb Gjergji. Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjergji, miqve e farefisit si dhe komunitetit të gazetarëve të Kosovës! /InLajmi/