Presidenti Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier ndodhet në Shqipëri për vizitë zyrtare, duke e thyer kështu tabunë 27 vjeçare, ku asnjë zyrtar shtetëror gjerman gjatë periudhës pothuajse 3 dekadëshe nuk e kishte vizituar Shqipërinë, përcjell InLajmi.
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla në rrjetet sociale ka postuar një fotografi të Presidentit Federal të Gjermanisë, duke u përulur përpara monumentit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe e ka cilësuar si foto e ditës.
Postimi i plotë i tij:
PHOTO OF THE WEEK 🇦🇱🤝🇩🇪 Presidenti Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier vendos kurorë me lule dhe përulet përpara monumentit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. /InLajmi/