Aktivistja e të drejtave të njeriut dhe analistja, Zana Avdiu, ditën e enjte ka thënë se në rastet kur femrat vriten para institucioneve shtetërore zyrtarë shtetëror veç vajtojnë, përcjell InLajmi.
Ajo tha se në këto raste zyrtarët e institucioneve kompetente duhet të japin dorëheqje, por kjo as nuk merret parasysh nga qeveria.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Miremengjesi,
A ka ndonje vajtim nga Kryeministri, Presidentja, ministrja e drejtesise, nga Ministria e Shendetesise, nga Policia, nga Gjykatat, nga Qendra Sociale- se per doreheqje nuk bahet fjale.
Nje grua u vra ne duar te shtetit, e shteti vec po vajton!
Kur vritemi ne institucione te shtetit, ku mund t’jemi te sigurta ne? /InLajmi/