• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

UN Women: Këto janë 5 gjetjet se përse vriten gratë dhe vajzat

Gjerolinda Desku nga Gjerolinda Desku
1 December 2022
në KRYESORE
0 0
0
UN Women: Këto janë 5 gjetjet se përse vriten gratë dhe vajzat
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Afër 45.000 gra dhe vajza u vranë në mbarë botën më 2021 nga partnerët e tyre, sipas UN Women. Kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara vlerëson se kjo shifër tregon se “bota po dështon të ndalë vrasjet që do të mund të shmangeshin përmes intervenimit të hershëm”.

Në Kosovë, në 5 ditët e fundit u vranë 2 gra, dhe që të 2-ja dyshohet se janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Ngjarja e parë ndodhi në orët e hershme të 25 nëntorit në Prishtinë, kur një burrë u dorëzua në polici, pasi dyshohet se vrau gruan e tij 63 vjeçare me sëpatë. Vrasja e 2-të ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit, kur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u qëllua për vdekje një grua shtatzënë. Dorasi dyshohet se është bashkëshorti i viktimës, dhe nga të shtënat humbi jetën edhe fëmija i palindur.

Por, këto nuk janë rastet e para, e as të vetme të vrasjes së grave. Në Kosovë, sipas të dhënave të organizatave për mbrojtjen e grave, nga viti 2010 janë vrarë 50 gra nga burrat, teksa dhuna në familje po ashtu ka shënuar rritje në vitet e fundit.

Vrasjet e lidhura me gjininë, femicid apo feminicide, përkufizohen si manifestimi më brutal dhe ekstrem i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, UN Women, femicidi përkufizohet si vrasje e qëllimshme që lidhet me gjininë, që mund të jetë e nxitur nga rolet e stereotipizuara gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, raportet e pabarabarta të pushtet midis grave dhe burrave apo normave të dëmshme shoqërore.

Të dhënat e Policisë së Kosovës për vitin 2021 flasin për 2.456 raste të evidentuara të dhunës në familje me 2.486 viktima.

Kurse, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje me 2.126 viktima.

Agjencia UN Women, më 25 nëntor, kur ka nisur fushata “16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore” që po organizohet edhe në Kosovë, ka publikuar 5 gjetjet kryesore të një raporti lidhur me atë pse vriten gratë dhe vajzat.

  1. Gratë dhe vajzat më së shumti ka të ngjarë të vriten nga personat e tyre të afërt

Sipas UN Women, afër 45.000 gra dhe vajza në mbarë botën u vranë më 2021 nga partnerët e tyre apo nga anëtarët e familjes (përfshirë nga prindërit, xhaxhallarët dhe vëllezërit).

Kjo i bie që mesatarisht mbi 5 gra dhe vajza janë vrarë çdo orë nga ndonjë anëtar i familjes së tyre. Partnerët aktualë dhe ish-partnerët intimë, sipas gjetjeve, janë autorët më të shpeshtë të femicideve, pasi përbëjnë rreth 65 % të të gjitha rasteve që lidhen me vrasjet nga partnerët dhe pjesëtarët e familjes.

Numri i lartë i rasteve të vrasjeve nga bashkëshortët apo partnerët nënkupton se “bota po dështon të ndalë vrasjet që do të mund të shmangeshin përmes intervenimit të hershëm”, tha UN Women.

  1. Femicidi është problem universal

Sikurse të gjitha format e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, femicidi është problem që prek çdo shtet në mbarë botën. Sipas raportit të UN Women, më 2021, Azia shënoi numër rekord të vrasjeve të grave nga partnerët e tyre dhe nga anëtarët e familjes, me rreth 17.800 viktima, pasuar nga Afrika me 17.200 viktima, 7.500 viktima u regjistruan në Amerikë, 2.500 në Evropë dhe 300 në Oqeani.

Nëse llogaritet popullsia e përgjithshme, të dhënat tregojnë se më 2021, 2.5 gra dhe vajza në 100.000 banorë janë vrarë nga parterët e tyre apo anëtarët e familjes në Afrikë, krahasuar me 1.4 në Amerikë, 1.2 në Oqeani, 0.8 në Azi dhe 0.6 në Evropë.

  1. Shkalla e vërtetë e femicidit ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë

Përderisa UN Women tha se të dhënat e prezantuara janë jashtëzakonisht të larta, ato mund të mos jenë shifra reale, pasi shumë viktima të femicidit nuk regjistrohen. Sipas raportit, gjatë vitit 2021, 4 në 10 vrasje ku viktima ishin gratë dhe vajzat, por që nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar nëse këto vrasje ishin të bazuara me gjininë.

Në shumë raste, vetëm vrasjet e grave dhe vajzave të kryera nga partnerët e tyre dhe familjarët klasifikohen si femicid. Por, agjencia e OKB-së tha se vrasjet e lidhura me gjininë ndodhin në shumë kontekste që shkojnë përtej sferës private. Ato mund të lidhen me dhunimin apo dhunën seksuale nga dikush që viktima nuk e ka njohur, mund të jenë të lidhura nga praktikat e dëmshme sikurse gjymtimi i organeve gjenitale femërore ose nga të ashtuquajturat vrasje të “nderit”.

Po ashtu, mund të ketë raste të femicidit që janë shkaktuar si rezultat i krimeve të urrejtjes të lidhura me orientimin seksual apo identitetin gjinor, por edhe me krime të kryera në konflikte të armatosura, apo nga bandat apo krime të kryera gjatë trafikimit me qenieve njerëzore.

  1. Gratë dhe vajzat e margjinalizuara përballen me rreziqe më të mëdha

Sa i përket grupeve të margjinalizuara, UN Women tha se ka më pak të dhëna. Për shembull, organizata për të drejtat e grave “MundoSur” ka analizuar të dhënat e ueb-faqeve të lajmeve në 12 shtete të Amerikës Latine dhe ka gjetur se vetëm njëri nga këto 12 shtete mbledh të dhëna nëse viktimat kanë qenë shtatzëna, 2 shtete të tjera kanë mbledhur të dhëna për etninë e viktimave dhe 3 shtete kanë të dhëna nëse viktima ka qenë migrante.

Por, pavarësisht të dhënave të kufizuara, të dhënat e ofruara nga Kanadaja dhe Australia sugjerojnë se gratë e grupeve indigjene janë shumëfish më të prekura nga vrasjet e lidhura me gjininë. Sipas të dhënave, vrasjet e grave dhe vajzave në Kanada më 2021 ishin pesë herë më të larta në mesin e grupeve indigjene.

OKB-ja porositi se për të parandaluar femicidin, mbledhja e të dhënave nga autoritetet është thelbësore, pasi kështu mund të identifikohen gratë dhe vajzat që janë më në rrezik dhe më pas autoritetet mund të krijojnë mekanizma më të mirë të parandalimit dhe të mbrojtjes së viktimave.

  1. Femicidi mund dhe duhet të parandalohet

OKB tha se vrasja e grave dhe vajzave, por edhe krimet e tjera të lidhura me gjininë mund të parandalohen, pikë së pari përmes nismave parandaluese që përqendrohen në transformimin e normave të dëmshme shoqërore dhe të përfshirjes së komunitetit që të ketë zero tolerancë për dhunën ndaj grave. UN Women po ashtu tha se vlerësimet e rrezikut dhe intervenimet e hershme, por edhe mbikëqyrja policore dhe sistemi gjyqësor mund të parandalojnë këto krime.

Përvoja e Afrikës së Jugut, për shembull, sugjeron se ulja e rasteve të femicidit mund të arrihet përmes ligjeve dhe politikave gjithëpërfshirëse që synojnë parandalimin e dhunës me bazë gjinore ndaj grave, ligjeve për kontrollin e armëve të zjarrit dhe aktivizmin për të drejtat e grave, tha OKB, shkruan Ekonomia Online.

Megjithatë, UN Women tha se duhet më shumë hulumtim për të kuptuar se pse po rriten rastet e femicidit. Megjithatë, në raport u tha se organizatat për të drejtat e grave dhe vajzave luajnë rol në parandalimin e këtyre rasteve, pasi që nxisin ndryshimin e politikave, mbajnë përgjegjës qeveritë dhe ofrojnë shërbime kritike për të mbijetuarat e dhunës. Po ashtu, rritja e mbështetjes financiare e këtyre organizatave, sipas UN Women, do të ndikonte në uljen dhe parandalimin e rasteve të femicidit.

 

Tags: FemicidOKBUN Women
Postimi i mëparshëm

Këto janë 2 skuadrat e futbollit që ju bashkuan 16 skuadrave më të mira në “Katar 2022”

Postimi tjetër

Zana Avdiu: A ka ndonjë vajtim nga Qeveria për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë?!

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Zana Avdiu: A ka ndonjë vajtim nga Qeveria për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë?!

Zana Avdiu: A ka ndonjë vajtim nga Qeveria për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë?!

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu