Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ditën e enjte e ka vizituar ekspozitën “Tuneli i fundit”, e cila është hapur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se kjo ekspozitë u dedikohet vajzave dhe grave, të cilat për shkak të dhunës më bazë ligjore tani nuk jetojnë më.
Ministrja e Drejtësisë tha se akvitetet e tilla si ky ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe gjithashtu japin informacione ndaj dhunës.
Kjo ekspozitë ka filluar në sheshin e Prishtinës dhe do të transferohet edhe Prizren e në Pejë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë:
Ministrja Haxhiu vizitoi ekspozitën ‘Tuneli i fundit’
Kjo ekspozitë i dedikohet vajzave dhe grave të vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Ministrja Haxhiu tha se aktivitetet si ky ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe të informimit ndaj dhunës.
Ekspozita është duke u mbajtur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, kurse ditën e nesërme do të qëndrojë në Prizren dhe më pastaj në Pejë. /InLajmi/