Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Kurti në lidhje me rastin e vrasjes së 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së, përcjell InLajmi.
Musliu ka thënë se kur i lexon këto deklarata shqetësohet seriozisht për shëndetin mendor të kryeministrit.
Ndryshe, ajo ka publikuar fjalitë, të cilat ia kanë tërhequr më së shumti vëmendjen nga deklaratat e Kurtit: “2 engjuj, në qiellin e pistë”, 2 qytetarë të Kosovës më pak, 2 shqiptarë më pak do të jenë duke menduar armiqtë tanë.
Postimi i plotë i saj:
Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të Kryeministrit të Kosovës! /InLajmi/

















