Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur kërkesave opozitës, të cilët kanë kërkuar dorëheqje të ministrave nga kabineti qeveritar, përcjell InLajmi.
Kurti tha se pas rastit të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, në mbrëmjen e së mërkurës ka filluar inspektimi i punës ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale dhe në repartin e gjinekologjisë në QKUK.
Kryeministri i Kosovës premtoi ndarje urgjente të buxhetit për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Eleketronike të përsonave të cilëve iu kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.
Postimi i plotë i tij:
Zinxhiri që duhet (dorë)hequr
Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur. Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar.
I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje./InLajmi/