Në botë ka qytete ku mund të jetosh me pak para, por edhe qytete qe duhet të matësh gjepin mirë që të rrugëtosh apo të jetosh, transmeton InLajmi.
E qytetet më të shtrenjta në botë për këtë vit janë vlerësuar Nju Jork dhe Singapori, të ndjekur nga Tel Aviv, vazhdojnë 4 qytete evropiane në top 10-she, Zyrihu, Parisi, Kopenhagen dhe Gjeneva.
Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën, kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8.1% në vitin 2022, për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë, shkruan CNN.
Këto janë 10 vendet më të shtrenjta:
1. Nju Jork dhe Singapori (barazim)
3. Tel Aviv, Izrael
4. Hong Kong dhe Los Angeles (barazim)
6. Zyrih, Zvicër
7. Gjenevë, Zvicër
8. San Francisko, Kaliforni
9. Paris, Francë
10. Kopenhagë, Danimarkë/InLajmi/