Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për rastin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një 35-vjeçare shtatzënë dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka hedhur akuza nga Prokuria për lirim me procedurë të rregullt të të dyshuarit në muajin në korrik edhe pse ishte raportuar për dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës.
“Viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe Prokuroria të dyshuarin e kishte liruar me procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit sepse në vazhdimësi po bëjmë thirrje për mbrojtje të grave dhe vajzave”.
Ministrja teksa akuzoi Prokurorinë ka paralajmëruar se do të ketë dorëheqje, shkarkime si dhe përgjegjësi penale.
Në momenti që do të verifikohet që vërtetohet personi do të jap dorëheqje, kompetencat janë të ndara, nëse shohim që ka dështuar do të ketë dorëheqje do të ketë shkarkim. Kjo neglizhencë po inkurajojnë kriminelët, asnjë prokurorë asnjë gjyqtarë nuk ka dhënë dorëheqje. Do të ketë dorëheqje e shkrime, por edhe përgjegjësi penale”.
Haxhiu tha se i ka disa informata që nuk mund t’i bëjë publike, por që do ta verifikojë secalin veprim institucional teksa theksoi se as prokuroria, as gjykata nuk kanë qenë të pranishëm në takimin që u mbajt sot.
“I kem disa informata që s’mundem t’i bëjë publike. Do të verifikojë secilin veprim institucional, ky rast kjo vrasje e dyfishtë, na tregon që edhe përkundër veprimeve kemi edhe shumë punë për të bërë. Rasti nuk guxon që të na zmbraps. Në takim as prokuroria, as gjykata nuk kanë qenë të pranishëm, në fakt duhet të kishim më shumë ndërgjegje morale dhe profesionale, nuk kam koment për veprimet e tyre”. /InLajmi/