Enzo Fernandez është lojtari që po merr vëmendjen aktualisht.
Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez është lojtari që po shkëlqen në Kupën e Botës 2022, duke rikonfirmuar kualitetet që ka treguar te Benfica.
Paraqitjet e lojtarit në Champions League dhe në ligën portugeze kanë marrë vëmendjen e shumë skuadrave. Paraqitjet në Katar po rikonfirmojnë gjithçka.
Sipas ‘TyCSports’, Real Madridi dhe Barcelona janë tashmë në garë për lojtarin.
Mesfushori pëlqehet nga 2 gjigantët e La Liga, por çmimi do të jetë problematik, sidomos për Barcën.
Benfica kërkon 80 deri në 85 milionë euro për të lëshuar kartonin e Enzo Fernandez, transmeton Ljami.net.
Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej skuadrave të mëdha do të arrijë t’i marrë Benficas kartonin e argjentinasit