Anulimi i golit të Griezmann pas verifikimit në VAR, pas përfundimit të ndeshjes kundër Tunizisë 1-0, bëri që skuadra franceze të përgatiste një ankesë zyrtare për vëmendjen e FIFA-s.
Skuadra franceze ishte e sigurt se kishte barazuar, pas krosimit të Aurelien Tchouameni, me topin që u shty në rrjetë nga Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Blic.
Në konferencën për shtyp, trajneri i bluve Didier Deschamps kishte shprehur dyshime.
“Arbitri ka bilbil për fillimin dhe fundin e ndeshjes. A ka të drejtë t`i rikthehet rastit? Unë nuk jam i sigurt. Sipas protokollit të VAR, nëse loja rifillon pasi është ndërprerë, gjyqtari nuk mund të bëjë një analizë, përveç në rast të një shkeljeje skualifikuese si sjellje e dhunshme etj”.