Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, kërkon nga kryeministri marrjen e masave ndaj udhëheqësve në sektorin e rendit dhe ligjit, përcjell InLajmi.
I pari i LDK-së shpreh mllefin e tij ndaj kryeministrit i cili sipas tij flet si analist e si opozitar pa e kuptuar që tani është në krye të shtetit.
Prandaj, ka shtuar Abdixhiku se sikur kryeministri të ishte i përkushtuar që në vend të sundoj rendi e ligji nuk do ta kishte lënë për një vit vendin pa Prokuror Shteti, sikur edhe nuk do t’i kishte ulur pagat në sektorin e drejtësisë.
Sipas tij, ulja e pagave në sistemin e drejtësisë ka shkaktuar kaos dhe lëndët gjyqësore po shtyhen.
Abdixhiku, njëkohësisht i kërkon kryeministrit të marr masa e të veproj me përgjegjësi edhe në sektorin e shëndetësisë, fillimisht të emëron me urgjencë ministrin e këtij sektori vital.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministri na flet si analist e si opozitar.
Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit.
Nëse do shërbime më të mira spitalore dhe siguri brenda spitaleve tona, të mos presë mbi 100 ditë për të vënë një ministër të shëndetësisë. Të 3-tin në më pak se 2 vite qeveri.
Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty. Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme.
Nëse do përgjegjësi, le të merret me ministrin e Brendshëm të tij dhe gjithë zinxhirin komandues, të cilin vetë e ka caktuar ai, nga Drejtori i Policisë e poshtë.
Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim.
Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro.
Për atë punë je aty./InLajmi/