• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Zëdhënësi i Qeverisë: Kthimi në punë i serbëve të veriut vetëm mbi bazën ligjore

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
30 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Zëdhënësi i Qeverisë: Kthimi në punë i serbëve të veriut vetëm mbi bazën ligjore
0
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kthimi i serbëve në punë të cilët braktisën institucionet e Kosovës në shenjë pakënaqësie lidhur me vendimin për konvertimin e targave ilegale në RKS, është bërë temë diskutimi ditëve të fundit, ndërsa ka shumë pikëpyetje nëse ata duhet të kthehen apo jo.

Lidhur me këtë problematikë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se kthimi i të gjithë punonjësve të komunitetit serbë në institucionet e Kosovës duhet të bëhet bazuar në ligji dhe kushtetutë.

Ai tha se kthimi duhet të jetë i ngjashëm si edhe kthimi i deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës. Përfaqësuesit politikë e institucionalë të serbëve të Kosovës dhanë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për një masë të shkallëzuar për çështjen e targave.

“Kryeministri Kurti u ka bërë thirrje të vazhdueshme serbëve lokalë që mos të braktisin dhe bojkotojnë institucionet e vendit. Megjithatë, një numër i tyre, si akt individual dhe politik, kanë dhënë dorëheqje nga institucionet duke i braktisur ato. Tash e tutje, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese e institucionale që parashihet në secilin prej institucioneve përkatëse. Shembull ka qenë rasti i kthimit të deputetëve të komunitetit serb në Kuvend, siç e parashihte ligji dhe Kushtetuta”, tha Kryeziu për RTV21.

Rreth 600 pjesëtarë të policisë së Kosovës të komunitetit serbë dhanë dorëheqje pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për pezullim nga detyra të drejtorit për veriun, Nenad Gjuriq, që refuzoi të zbatonte vendimin për targat. Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ndërkohë tha se policët e komunitetit serb që kanë dhënë dorëheqje mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë.

“Stacionet policore nuk munden dhe nuk duhet të mbesin pa policë dhe në rast se nuk ka vullnet të kthimit të tyre, mendoj që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme duhet që atje të rrisin sa më shumë prezencën e policisë në mënyrë që të ofrohet siguri edhe për atë pjesë“, tha Qalaj.

Dorëheqjet janë dhënë edhe në sistemin e drejtësisë me gjykatës dhe prokurorë të komunitetit serb që lanë detyrat e tyre. Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se pjesëtarët e komunitetit serb, mund të kthehen në pozitat e tyre, sepse procedurat ligjore për shkarkimin e tyre janë ende në vazhdim.

“Ende ka hapësirë që gjyqtarët dhe prokurorët serb të kthehen në Gjykatat dhe Prokuroritë ku ata kanë ushtruar funksionet e tyre”, tha Lavdim Makshana nga IKD.

Megjithatë me bazë ligjore ekziston mundësia që punëtorët serb të përballen me masa disiplinore për shkak të veprimeve të tyre, tha Makshana.

“Do të duhej të iniciohej procedura disiplinore ndaj anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në radhët e komunitetit serb, por edhe ndaj kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Të njëjtit kanë mbajtur fjalime, apo kanë marr pjesë në tubime, ku është folur për dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb”, tha Makshana.

Megjithëkëtë, kërkesa e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për kthim në Institucione është e ndërlidhur me kërkesa politike, përfshirë atë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Tags: Asociacioni i komunave me shumicë serbePërparim KryeziuQeveria e KosovësRashit Qalaj
Postimi i mëparshëm

30 nëntor, dita përkujtimore e viktimave të luftës së armëve kimike

Postimi tjetër

Xhavit Haliti: PDK-ja akoma nuk ka vendosur për votimin e Projektligjit për Pagat

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Xhavit Haliti: PDK-ja akoma nuk ka vendosur për votimin e Projektligjit për Pagat

Xhavit Haliti: PDK-ja akoma nuk ka vendosur për votimin e Projektligjit për Pagat

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu