Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist dhe njëherit deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Taulan Balla, ditën e mërkurë i është gëzuar lajmit për fillimin e negociatave për liberalizimin e vizave për Kosoëvn, përcjell InLajmi.
Balla tha se ky vendim është i vonuar, megjithatë është lajm i mirë dhe se tani ka një datë finale për këtë proces.
Postimi i plotë i tij:
🇦🇱🤝🇽🇰🤝🇪🇺
Edhe pse shumë i vonuar, lajmi i mirë vjen nga Këshilli Europian EU Council ku është rënë dakord që të fillojnë negociatat për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.
Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023. Dhe në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.
Ky është vërtet një lajm i mirë! Më në fund ka një datë finale. /InLajmi/