Ish-ambasadori në Qeverinë e Kosovës, Lulzim Peci, e ka dënuar ashpër kërcenimin që i është bërë Halil Matoshit, për mospajtime politike, përcjell InLajmi.
Peci shtoi se shqiptarët gjithmonë kanë vuajtur nga regjime të ndryshme, ku për shkak të mospajtimeve politike njerëz të ndryshëm janë privuar nga jeta.
Tutje, ai tha se deklaratat e tilla duhet të denohen dhe organet e rendit dhe ligjit duhet të jenë të shpejt në veprim.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Shume te zeza i kane ardhur shqiptareve nga enverizmi (kombinim i komunizmit jugoslav, stalinist dhe maoist) pasojat e te cilit jemi duke i paguar edhe sot!
Mirepo, vullneti per te ekzekutuar njerez per mospajtime politike ne dekaden e 3të te shekullit XXI eshte i tmerrshem, dhe nxjerre ne pah mendesine e vertete te kesaj funderrine ideologjike!
Organet e rendit dhe ligjit duhet te veprojne menjehere ndaj kercenimit qe ju be Halil Matoshit! Ky kercenim eshte i patolerueshem! /InLajmi/