Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ditën e mërkurë ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga grupi Renew Europe, në mesin e shumë përfaqësueseve të partive liberale dhe të shoqërisë civile nga rajoni, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se në këtë takim u diskutua sa i përket proceseve integruese të rajonit dhe sa i përket ballkanit perëndimor, duke ritheksuar urgjencën e garantimit të një prespektive të sigurte evropiane për shtetet e ballkanit perëndimor.
Ai gjithashtu ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën duke kërkuar mbështetje në këtë proces.
Orientimi euro-atlantik i Kosovës është vendimi dhe qëndrimi ynë i palëkundur, për të cilin jemi thellësisht të përkushtuar prej vitesh, shtoi Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Bruksel, isha i nderuar të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga grupi Renew Europe, në mesin e shumë përfaqësuesëve të partive liberale dhe të shoqërisë civile nga rajoni. Bashkë diskutuam për Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe proceset integruese të rajonit tonë.
Në këtë takim, ku pjesëmarrës dhe folës ishin komisionerë, eurodeputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, ritheksova rëndësinë dhe urgjencën e garantimit të një perspektive të sigurtë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Duke përshëndetur vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve të BE-së për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkova nga të gjithë të pranishmit që të ndihmojnë që ky proces të përmbyllet sa më parë edhe në institucionet e tjera të BE-së.
Orientimi euro-atlantik i Kosovës është vendimi dhe qëndrimi ynë i palëkundur, për të cilin jemi thellësisht të përkushtuar prej vitesh! /InLajmi/