Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditën e mërkurë, ka shprehur shqetësimin e tij sa i përket rastit ku dyshohet se një burrë ka vrarë një grua në oborrin e Gjinekologjisë, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se ky akt siç e quan ai qyqar, bie në kundërshtim me traditën shqiptare dhe logjiken njerëzore.
Ai gjithashtu shtoi se nuk mjafton vetëm puna e organeve ligjore duhet mobilizim i shoqërisë duke i parandaluar tragjeditë e tilla.
Postimi i plotë i tij:
I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.
Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.
Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.
Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës./InLajmi/