Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për studentët e Kosovës, përcjell InLajmi.
Murati, tha se 100 euro mbështetje financiare nga qeveria nga e mërkura do të jenë në kontot bankare të studentëve.
Shefi i buxhetit shtetëror, bëri të ditur se studimet në Universitetet Publike janë bërë falas, por edhe janë shtuar bursat për studentët që studiojnë në shkencat e teknologjisë.
Ndryshe, shtesa prej 100 euro për studentët janë pjesë e programit qeveritar për përballje me inflacionin.
Postimi i plotë i tij:
50. 778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq.
Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2. 000 për ata që studiojnë në STEM, nga 1.000 sa ishte vitin e kaluar.
Qeveria për studentët!/InLajmi/