Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, me theks marrëveshjen për targat në Bruksel, ndërsa i ka kujtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borell ka ndyshuar për të keq, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se në versionin e propozuar nga Borell e që është refuzuar nga Kurti ka qenë i përfshirë kthimi i serbëve në institucione të Kosovës, sipas saj ky version nuk e përmban atë pjesë.
Vlora Çitaku në fund shtoi se në propozimin e Josep Borell është përfshirë edhe zbatimi i marrëveshjes për Asocioacionin e komunave në veri.
Postimi i plotë i saj:
Po Kryeministër, deklarata e Borell ka ndryshuar, por për të keq.
Përderisa në versionin që ju e keni refuzuar ka qenë i përfshirë edhe kthimi i serbëve në institucione në veri të vendit, versioni që e pranuat pas 48 orëve, pasi u informuat nga Ambasadori Amerikan për zhvillimet në Kosovë, nuk e ka atë pjesë. Por e ka zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, pra edhe asociacionin.
Mos na shit dushk për gogël. Kaq për sot./InLajmi/