Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se Serbia e ka të qartë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian ndodhë vetëm pas njohjes së Kosovës.
Ambasadori Rohde, në Rubikon në Klan Kosova, tha se këtë e ka bërë të ditur në Serbi edhe kancelari gjerman.
“Serbia e di së anëtarësimi në Bashkimin Evropian është real vetëm me njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe kjo është thënë qartë. Nuk mendoj se BE-ja mund të implementojë një tjetër temë të pazgjidhur.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka thënë këtë edhe në Beograd dhe nuk mund të imagjinohet [anëtarësimi i Serbisë në BE pa njohur Kosovën] kjo dhe për t’u anëtarësuar në BE”, tha Rohde.