Kylian Mbappe mund të pushohet në ndeshjen e Francës ndaj Tunizisë.
Kombëtarja e Francës mbrëmjen e së mërkurës luan ndeshjen e 3-të në fazën e grupeve, përballë kombëtares së Tunizisë.
Para kësaj ndeshje, sipas raportimeve të “RMC Spor”, Kylian Mbappe po ndien një shqetësim në kyçin e këmbës.
Didier Deschamps është duke shqyrtuar opsionin që ta pushojë yllin e PSG, pasur parasysh faktin që “Gjelat” kanë siguruar kalimin tutje.
Edhe nëse Deschamps vendos ta aktivizojë Mbappen, gjasat janë minimale që lojtari t’i luajë 90 minuta të plota.
Ndeshja mes Francës dhe Tunizisë luhet me fillim nga ora 16:00, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Deschamps për Mbappe.