Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Iranit.
Kësisoj, SHBA ka arritur të kualifikohet tutje në 1/8 e finales,
Golin e fitores e shënoi Christian Pulisic në minutën e 38-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, SHBA e mbyll grupin në pozitën e 2-të dhe kualifikohet në 1/8 e finales.
Aty, ShBA do të përballet me vendin e parë të grupit A, e që është Holanda, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, Irani mbetet në vendin e tretë dhe eliminohet nga Botërori së bashku me Uellsin.