Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha sot në Shkup se e gjithë BE-ja ka interes urgjent për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se propozimi franko-gjerman është një pikënisje e mire.
“Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, mund t’ju them se i gjithë Bashkimi Evropian ka interes urgjent për normalizimin e marrëdhënieve. Për këtë janë bërë përgatitje, janë bërë propozime. Jam i lumtur sepse propozimi gjermano-francez tani ka arritur sukses dhe po pranohet.” , pohon Steinmeier.
Këtë e tha presidenti gjerman në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski, i pyetur se si e vlerëson stabilitetin rajonal në kontekstin e marrëdhënieve të vazhdueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe nëse propozimi franko-gjerman është një pikënisje e mirë, shkruan FrontOnline.
Sipas tij, kjo mund të inkurajojë palët e interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë fushë.