Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Republika e Kosovës është e gatshme t’i bashkohet Kartës së Adriatikut, përcjell InLajmi.
Mehaj këto deklarim i bëri pas takimit të mbajtur me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes të SHBA-së, znj.Celeste Wallander ku është diskutuar rreth gadishmërisë së Kosovës për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë globale përmes antarësimit në A-5, si dhe iniciativve të tjera rajonale.
Tutje, Armend Mehaj theksoi se në takim u diskutua edhe për avancimet e FSK-së në impelmentimin e Planit të Përgjithshëm të tranzicioint për bashkëzbarkime përkrah ushtarive të shtetevë partnere.
Postimi i plotë i tij:
Republika e Kosovës e gatshme t’i bashkohet Kartës së Adriatikut!
Në takim me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes të SHBA-së për Çështjet Ndërkombëtare, znj.Celeste Wallander, diskutuam rreth gatishmërisë së Republikës së Kosovës për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë globale përmes anëtarësimit në A-5 dhe iniciativave të tjera rajonale, gjithmonë në koordinim të plotë me aleatët tanë evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu diskutuam rreth avancimeve të FSK-së në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, gatishmërisë për bashkëzbarkime përkrah ushtrive të shteteve partnere, ofrimin e mbështetjes për popullin ukrainas, zbatimin e planit bilateral me ShBA-të, dhe përmbushjen e qëllimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE./InLajmi/