Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën komentoi deklaratën e Albin Kurtit se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por siç thotë ai, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, transmeton InLajmi.
Ndaj kësaj deklarate të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, reagoi Vuçiq i cili tha se është vullneti i tij kur don të shkoj në Bruksel, shkruan TvPink.rs.
“Kurti mund të shkojë në Bruksel, kur të dojë dhe si të dojë, ky është vullneti i tij. A ka thënë se për të ka përfunduar çështja e statusit, po e përsëris, ka mbaruar edhe për mua, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244. I uroj udhëtim të mbarë”, u shpreh Vuçiq/InLajmi/