Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Prime Time”, ka komentuar planin franko-gjermanë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Haziri ka thënë se kërkesa finale e këtij plani është njohja e Kosovës si shtet nga Serbia.
“Dokumenti është bazë e mirë për fillimin e negociatave. Në brendësi të saj ka pjesë jashtëzakonshme të mira, afirmative që ne nuk duhet me i diskutu por me hy në negociata. Por ka edhe pjesë që Kosova thirret me bë kompromise. Është një provizion i tillë i dokumentit i barabartë që thuhet se Kosova duhet me i trajtu problemet me negociata por përderisa Kosova nuk shkon në bisedime, nuk mundesh me thanë që Kosova nuk ka njohje, askund në dokument nuk shënon që Kosova nuk ka njohje as më herët në asnjë dokument s’ka shkruar që Kosova ka njohje. Pra kërkesë finale është njohja. Krejtësisht ajo pjesë e dokumentit përmisohet sepse Kosova e propozon pjesën e vet Serbia të saj, sepse krejt dokumenti ka me u negociu.”, ka thënë Haziri.