Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka treguar pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur me shumë se sa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sipas Dugollit të gjithë janë të informuar se SHBA-ja janë shteti me i fuqishme i globit.
Më tej, ai ka thënë se Kosova asnjë herë nuk ka bërë diçka pa dijen e SHBA-ve edhe pambështetjen e tyre.
“Burimet e informacionit të cilat i kanë SHBA-ja janë më të mëdhaja e me të shumat edhe pa krahasueshme me ato të Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.
Sipas deputetit SHBA-ja informacionet që i ka i ndan edhe me institucionet e Kosovës dhe krerët institucionale, përcjell Tv Dukagjini.
“Projekti shtetit të Kosovës është projekt i përbashkët edhe as një herë ne nuk e shohemi ndryshe siç kanë qenë gjatë luftës edhe gjatë shtetndërtimit SHBA-ja nuk kanë ndaluar duke përkrahur Kosovën”, ka përfunduar ai.