Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ditën e martë e vizitoi atelien ku janë të ekspozuara pikturat e Rexhep Selimit, të cilat i ka realizuar gjatë qëndrimit të tij në Hagë, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se shpreson qe Selimi dhe të tjerët që po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, shpejt do të festojnë në liri.
Gjithashtu, ai shtoi se sakrifica e vërtetimit të pafajësisë duket se nuk po merr fund, por e vërteta e luftës do të dalë në shesh herët apo vonë dhe pafajësia e ish- krerëve të UÇK-së do të dëshmohet.
Postimi i plotë i tij:
Shpresoj që 10-shi i UÇK-së të festojë shpejt i lirë e bashkë me popullin shqiptar që i kushtoi gjithë jetën! Për disa kjo sakrificë nuk po merr fund kurrë por e vërteta e luftës sonë do dëshmohet me pafajësinë e krerëve të UÇK-së.
Urime ju miqtë e mi! /InLajmi/