Situata sigurisë në 4 komunat veriore të vendit është kthyer në regres për shkak të vendimeve jo të matura të Qeverisë ka thënë ish-inspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani
Sopjani ka folur për sigurinë në Veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë Kurti për targat e paligjshme “KM”, ku ka thënë se ky vendim ka prodhuar vetëm degradimi të sigurisë në 4 komunat veriore të vendit, pasi serbët i lokal i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës.
Sipas Inspektorit të AKI-së, me sigurinë kombëtare nuk bënë të bëhet aventura.
“ 2 muajt e fundit nuk kanë qenë të suksesshëm për Republikën e Kosovës, as deklaratat as vendimet, as vendimet pas vendimeve, asgjë, thjeshtë ka pasur degradim të sigurisë”, ka deklaruar Sopjani duke i replikuar deputetit të pozitës, Enver Dugolli i cili ka thënë se Kosoca pas 20 vitesh ka filluar të shtrij sovranitetin në veri dhe se ka forcuar sigurin atje.
Më tej, ai ka sqaruar se si ka ardhur ky përkeqësim i situatës, përcjell Tv Dukagjini
“Degradimi ka ardhur si pasojë e vendimeve të pamatura mirë, ku si rezultat e kemi EULEX-in i cili patrullon në katër komunat Veriore të Kosovës”, ka theksuar ai duke shtuar se deri më tani Policia e Kosovës ka qenë primare, pastaj institucionet tjera, ndërsa tani atje kemi EULEX-in si forca e par e reagimit.