Kombëtarja e Brazilit ka marrë fitore edhe përballë Zvicrës.
Kombëtarja “Seleçao” ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultat minimal, 1:0.
Brazilianët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por arritën të zhbllokonin sfidën vetëm në 10 minutëshin e fundit.
Një asistim i Vinicius Junior shkoi në rrjetën e Zvicrës, pas një goditjeje të fuqishme të Casemiro.
Goli i Casemiro e çoi Brazilin në kuotën e 6 pikëve në grup dhe rrjedhimisht në fazën tjetër të garave, shkruan Lajmi.net

Zvicra në anën tjetër mbetet me 3 pikë dhe duhet të sigurojë pikë edhe ndaj Serbisë në xhiron e fundit, për t’u kualifikuar tutje.