E keni pritur me padurim deri tani serinë tuaj të preferuar “You”, por pritjes suaj i erdhi fundi, kjo pasi është bërë e ditur se sezoni i 4 serisë “You” ka publikuar datën e premierës në Netflix, transmeton InLajmi.
Ja gjithçka që duhet të dini për sezonin e ri.
Në nëntor 2021, kasti i serisë “You” paralajmëroi se prodhimi i sezonit i 4 kishte filluar.
Sezoni 4 po mbërrin më herët se sa mendoni.
Ashtu si shfaqjet e tjera të Netflix, sezoni 4 do të ndahet në dy pjesë: pjesa 1 do të dalë më 9 shkurt 2023 dhe pjesa 2 do të dalë më 9 mars 2023.
Në serinë e 4 pjesa kryesore lidhet me protagonistin problematik të serialit Joe Goldberg (Penn Badgley), shkruan E.News.
“Unë nuk jam menaxher i dashur i librarisë në Nju Jork, nëpunës i dyqanit në Los Anxhelos ose burri i dashur në periferi, jo më,” tha Joe si paralajmërim për atë se çka mund të përmbajë seriali. /InLajmi/