Në fshatin Mushtisht të Suharekë me rastin e 28 nëntorit të hënën u përuruan shtatoret e personaliteteve të shquara të kombit shqiptar, heroit Hasan Prishtinës dhe komandantit legjendar Adem Jasharit.
Të pranishëm në këtë përurim ishin ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisu, ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj, e figura të tjera të jetës politike.
Të pranishëm ishin edhe qindra qytetarë nga ky fshat, si dhe zyrtarë nga Kuvendi Komunal i Suharekës, shkruan Indeksonline.
Kjo iniciativë, për ngritjen e shtatoreve për 2 figurat historike të kombit shqiptar ka qenë e banorëve të fshatit Mushtisht, Komuna e Suharekës.