Daut Haradinaj, është njëri prej ushtarëve të parë të UÇK-së. Ai bashkë me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin janë ushtarët që dolën publikisht në skenë për të treguar se në Kosovë ekziston një ushtri shqiptare.
Dauti me nofkën e luftës “Davidi”, nuk iu nda luftës deri kur Kosova u çlirua. Por lidhja e tij me emblemën e UÇK-së është e pandashme edhe tash kur kanë kaluar më shumë se 2 dekada që kur lufta ka përfunduar.
Haradinaj, zgjedh që edhe rrobat që i blen t’ia qëndisin emblemën e UÇK-së.
Në emision Frontal në T7, Haradinaj ka treguar se në xhaketën që e ka veshur e ka emblemën e UCK-së, të ardhur për të si dhuratë nga Zvicra.
“E kam edhe një me të bukur, pos nuk e sheh kamera. E kam dhuratë prej një bashkëluftëtari, Agim Ramosaj në Zvicër”, ka thënë Haradinaj.