• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ishujt Maldive po rrezikohen pasi është rritur dukshëm niveli i ujit në Oqeanin Indian

V E nga V E
28 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Ishujt Maldive po rrezikohen pasi është rritur dukshëm niveli i ujit në Oqeanin Indian
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa niveli i detit po rritet, vendet e ulëta si Maldivet përballen me një krizë ekzistence. Bota duhet të luftojë që t’i shpëtojë këta ishuj dhe komunitete përpara se ato të zhduken nën oqean.

Plazhet e bukura në Maldive janë një parajsë e vërtetë. Por këto brigje ranore dhe komunitetet e këtushme përballen me një rrezik të madh – ndryshimin klimatik.

Maldivet përbëhen nga 1200 ishuj të shpërndarë në një hapësirë prej 90 mijë kilometrash katrorë në Oqeanin Indian. Ishujt formojnë 26 unaza brezash koralorë, shumë prej të cilëve janë shndërruar në një destinacion të dëshiruar nga turistët.

Koralet e Maldiveve ofrojnë habitatin e duhur për një mori gjallesash nënujore. Toka qëndron mesatarisht në vetëm 1.5 metra mbi nivelin e detit. Kjo do të thotë se ndryshimi klimatik krijon vështirësi për të gjithë vendin.

“Maldivet jo vetëm që janë një vend oqeanik, por edhe gjenden në lartësi shumë të ulët. Kemi pra një kombinim faktorësh. Kemi stuhira më të shpeshta. Kemi rritje të nivelit të detit. Dhe kemi valë të të nxehtit detar që po dëmton në disa raste koralet dhe këto komunitete”, thotë Dr. Lucy Woodall, shkencëtare në institutin britanik “Nekton”.

Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar tashmë dëme. Në vitin 1998, një valë të nxehti në Oqeanin Indian ngriti temperaturat me 4-6 gradë Celcius, duke dëmtuar dhe zhdukur koralet. U deshën mbi 15 vjet që brezi koralor të rimëkëmbej. Një tjetër shkatërrim i tillë ndodhi në vitin 2016. Këto valë të nxehti pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta dhe ky habitat i çmuar ndoshta një ditë nuk do të rimëkëmbet dot më.

Shkencëtarët duan të studiojnë ujërat përreth për të kuptuar plotësisht se çfarë rrezikohet.

“Gjendemi në një situatë kur po humbasim breza koralorë, por nuk dimë se çfarë tjetër po humbasim. Kjo do të na jepte një mundësi për të kuptuar plotësisht situatën, për të dalë me një vlerësim të mundshëm se cili është ndikimi real i ndryshimit klimatik, si dhe i ndërtimeve përgjatë bregdetit dhe proceseve të tjera që po ndikojnë tek këto ujëra”, thotë Hana Amir, biologe e jetës detare në Maldive.

Sipas zyrtarëve, 71% e popullsisë mbështetet tek oqeani për të fituar jetesën.

“Shtrohet pyetja se çfarë do të bëjmë nëse goditemi nga skenari më i keq i mundshëm? Pasi peshkimi, turizmi dhe çdo e ardhur në vend është plotësisht e varur nga këta breza koralorë. Nëse ata shkatërrohen, çfarë do të bëjmë? Është paksa apokaliptike kur e mendoj, por mundësia është dhe e mendoj shpesh, në veçanti me pasojat e përshpejtuara të ndryshimit klimatik”, thotë zonja Amir.

Ajo do t’i bashkohet një ekipi shkencëtarësh që do të dokumentojnë jetën në thellësinë 1.000 metra nën det. Të dhënat e mbledhura do ta ndihmojnë qeverinë që të mbrojë të paktën 20% të territorit oqeanik.

“Vendasit nuk kanë krijuar krizën klimatike dhe të biodiversitetit, por ata po i përjetojnë pasojat të parët. Ata shërbejnë për ne si një fanar në një tunel të errët. Duhet të kuptojmë se çfarë po i ndodh planetit dhe Maldiveve, të cilat janë një vend kaq i madh oqeanik. Mundemi t’i shqyrtojmë për pasojat e mundshme, si dhe për zgjidhjet që do të kemi”, thotë Oliver Steeds, drejtues i misionit studimor “Nekton”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshimi klimatik pritet që vetëm të përkeqësohet. Një studim i ri i publikuar së fundmi në revistën “Communications Earth & Environment” konstaton se “i nxehti i rrezikshëm” që do të sjellin dekadat e ardhshme, do të godasë ndoshta pjesën më të madhe të botës me frekuencë të paktën tre herë më të madhe

Tags: MaldiveOqeani indianPërmbytje
Postimi i mëparshëm

Këto janë disa fakte rreth shtetit kanadez

Postimi tjetër

Pse duhet t'i ndërroni rrobat sapo të hyni në shtëpi?!

Të ngjajshme Postime

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje
KRYESORE

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Shtetet arabe të Gjirit kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran: Tregoni vetëpërmbajtje!
KRYESORE

Shtetet arabe të Gjirit kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran: Tregoni vetëpërmbajtje!

22 June 2025
Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore
KRYESORE

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

22 June 2025
Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit
KRYESORE

Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

22 June 2025
Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
KRYESORE

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
KRYESORE

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
Postimi tjetër
Pse duhet t’i ndërroni rrobat sapo të hyni në shtëpi?!

Pse duhet t'i ndërroni rrobat sapo të hyni në shtëpi?!

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

23 June 2025
Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu