Në përurimin e shtatorës së veprimtarit të shquar shqiptar për pajtimin e gjaqeve, Anton Çettës, ditën e hënë në hapësirën e Univeristetit të Prishitnës, i pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell InLajmi.
Meta e cilësoi profesorin Çetta si misionar i bashkimit të madh kombëtar dhe tha se vepra dhe emri i tij janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën e tij.
Tutje, ish-presidenti Meta shtoi se lavdia e flamurit shqiptar është tek vepra vetëmohuese e burrave dhe grave patriote që ashtu si Anton Çetta i janë përkushtuar kryekëput atdheu, deri në flijim.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi e veçantë të gjendem sot në Prishtinë bashkë me kryetarin Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.
Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare.
Flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare. /InLajmi/