Për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, djali i luftëtarit Hysni Gucati, Musliu e ka vizituar babain e tij në Hagë, përcjell InLajmi.
Djali i Gucatit tha se festa historike e shqiptarëve na gjeti tek burrat që dhanë shumë për Kosovën, e këta burra edhe në Hagë qëndrojnë të pathyeshëm.
Ai përcolli edhe fjalët e luftëtarëve të lirisë në ditën historike të shqiptarëve, ndërsa theksoi se Hysni Gucati, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit nga Haga dërgojnë urimet e përzemërta për 28-të nëntorin, 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Postimi i tij i plotë:
“Urime 28-të nëntori” ishin fjalët e Hysit, Baces Jakup, Kadriut dhe Rexhes.
Data historike e shqiptarëve 28-të Nëntori këtë vit na gjeti të burrat që e bënë shtetin e Kosovës, si gjithmonë të motivuar dhe të pathyeshem.
28 nëntor, 2022./InLajmi/