• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 11 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Gruaja e Agim Ramadanit: Katana luftoi që të gjitha pjesët shqiptare të bashkohen në një trung

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
28 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Gruaja e Agim Ramadanit: Katana luftoi që të gjitha pjesët shqiptare të bashkohen në një trung
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një jetë në shërbim të atdheut. Kosova e sotme, për të cilën dha gjakun, nuk është ajo që ai ëndërronte. Tash s`mund ta thotë. E tha dekada më parë. Ideal kishte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Jo veç me vargje. U mundua t`i bëjë bashkë edhe me gjakun e tij. Dha, më të shenjtën, jetën. Agim është emri. KATANA, nofka.

Komandant i përjetshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga familja Ramadani e Gjilanit. Rrëfehet Shukrija, bashkëshortja e tij për festën e 28 Nëntorit.

Shukrija e përmbledh më pak fjalë atë që ndjen shumë për Agimin.

“E kujtoj me dashurinë dhe respektin e përjetshëm. Me mall dhimbje dhe krenari”.

Ajo thotë se Kosova që sheh sot nuk është ajo për të cilën ra heroikisht i shoqi.

“Si vend i vogël që ishim, ai e shihte se vetëm të bashkuar me Shqipërinë mund të arrinim suksese në shumë sfera. Vetëm si të tillë mund të synonim lartësitë dhe të arrinim liri të plotë. Kosova nuk është ajo që ka ëndërruar Agimi im e as Agimat e tjerë”, rrëfen Shukrija.

Cila histori tjetër e ditëve të sotme e Republikës nuk e përmbush mozaikun e Katanës.

“Mitrovica na mbeti. Pjesa jonë më vitale na mbeti anash ende. Ende nuk e kemi një Kosovë siç është ëndërruar nga dëshmorët e heronjtë. Një Kosovë të bashkuar me Shqipërinë”, tha gruaja e komandantit, Shukrija.

Që të ndodhte kjo, siç rrëfen Shukrija, Agimi e dinte se duhej shumë punë.

“Agimi ka qenë një ëndërrimtar i pakufishëm. Çdo ëndërr të tij e ka bazuar në realitet. E ka ditë që për ta ngrit Kosovën duhet shumë punë. Vite me radhë, Republika, ka qenë e shkelur”, tregon Shukrija për “Front Online”.

Gruaja e Agim Ramadanit tregon momentin kur ai vendosi t’i bashkohej luftës

“Agimi e kreu të vetën. Ia dha hakun detyrës. Hyri si ushtarak në Kosovë, më 24 qershor 1998 dhe u vendos në Zonën e Dukagjinit: në Bjeshkët e Deçanit, Junikut, Jasiqit, Gjocajve, Batushës. Popullata civile e këtyre viseve ishte në rrezik të madh nga okupatorët serbë dhe nga minimet e zonave të këtushme. Ai bëri çminimin e zonës, duke i kaluar rreth 1. 500 fëmijë, gra e pleq përtej kufirit të pjesës së pushtuar të Shqipërisë Etnike”, tha Shukrije Ramadani.

Gruaja, Shukrija thotë se vendimi për të marrë pjesë në luftë, Agimit nuk i buroi aty për aty.

“Nuk është marrë brenda ditës e as brenda muajit. Ai vendim ka qenë që nga fëmijëria e tij. Kemi ëndërruar që Kosova të mos ishte kështu, por të ishte e bashkuar me shtetin amë. Të gjitha pjesët shqiptare të bashkohen në një trung. Ai donte që nga brenda t`i hynte armikut”, rrëfen Shukrija.

Më 11 prill 1999, teksa po vëzhgonte terrenin në vendin e quajtur “Rrasat e Koshares”, plumbi i një snajpersiti serb e goditi për vdekje Agimin. Ra heroikisht e mori me vete idealin: heqja e kufirit në mes të trojeve shqiptare.

“Shokët e tij, Bekimi me Hilmiun, më treguan se ishte plagosur rëndë. Nuk iu besoja. I thoja se ai do të më thërriste vetë për të më treguar. U nisëm për në Shqipëri. Atje më treguan se është vrarë. Vrasja u fsheh nga ushtarët shqiptarë për ditë të tëra sepse ata ishin shumë të lidhur me të”, pohon Shukrija.

“Ne e kemi prekur lirinë”, Gruaja e Agim Ramadanit rrëfen mes lotësh fjalët e tij para se të vritej

Cili qe kontakti i fundit i Shukrijes me më të dashurin e saj, bashëkshortin Agim Ramdanin.

Ajo tregone dhe fjalët e fundit që i tha bashëkshorti.

“Kur filloi të bombardonte NATO, Agimi më tha sa keq që nuk je këtu në Kosovë, meqë unë isha në Zvicër, që ta dëgjosh zërin e lirisë. Sa bukur tingëllon. Dëgjoheshin bombardimet e NATO-s në telefon. Ne e kemi prekur lirinë më tha. Ishte më 9 prill”, tregon mes lotësh Shukrija.

“Amanetet e Katanës” vijnë si rrëfime nëpërmjet gruas së tij.

Agim Ramadani pos për veprimtarinë patriotike shquhej edhe për diçka tjetër. Ishte mjeshtër i fjalës artistike. Shukrija vlerëson se çdo varg i tij është amanet e mesazh për Republikën e sotme.

“Dashuria e Agimit është e pikturuar si në punime ashtu edhe në vargje. Çdo varg i tij është mesazh. Për një pikë ujë ia vlen të vdesësh thoshte”.

“Ka qenë një rast interesant kur isha e mërzitur nuk munda të vij në Kosovë fare 10 vjet, meqë dolëm azil në Zvicër. Isha shtatzënë. Lypa ujë nga Kosova. E shihja në ëndërr ujin. Kur ma dërguan, e piva pak nga pak. Nga fundi i shishes, Agimi më tha, ma jep edhe mua pak. Më ka marr malli. Kur e piu, tha është vërtet ndryshe”, për Frontonline, rrëfeu plotë mall e nostalgji, gruaja e komandat Katanës.

Agim Ramdani la pas vetës bashkëshorten Shukrije dhe fëmijët: Edonin, Lorinën dhe Jetonin. Në nderim të emrit dhe veprës së tij, shumë sheshe, rrugë e institucione në Kosovë mbajnë emrin e tij.

Tags: ‘Agim Ramadani’KatanaShukrije Ramadani
Postimi i mëparshëm

Deliu dhe Lushtaku vizitojnë babai e Thaçit: Ai është i bindur në kthimin e tyre triumfues

Postimi tjetër

Abdixhiku për 28 Nëntorin: Ditë historike e të gjithë shqiptarëve

Të ngjajshme Postime

Axha i 15 vjeçares nga Kosova që mbeti e vrarë në Austri: Mbesa jonë humbi jetën tragjikisht
KRYESORE

Axha i 15 vjeçares nga Kosova që mbeti e vrarë në Austri: Mbesa jonë humbi jetën tragjikisht

10 June 2025
Akuza e Serbisë ndaj Arbnor Spahiut, Koci: Në atë kohë, ai s’ka punuar fare në polici
KRYESORE

Akuza e Serbisë ndaj Arbnor Spahiut, Koci: Në atë kohë, ai s’ka punuar fare në polici

10 June 2025
Kurti deklarohet për takimin me Hamzën: Folëm për bashkëpunimin në të dyja anët e Ibrit
KRYESORE

Kurti deklarohet për takimin me Hamzën: Folëm për bashkëpunimin në të dyja anët e Ibrit

10 June 2025
Presidenti Begaj: 10 qershori 1878 ishte, është dhe mbetet themeli i bashkimit kombëtar
KRYESORE

Presidenti Begaj: 10 qershori 1878 ishte, është dhe mbetet themeli i bashkimit kombëtar

10 June 2025
Kurti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nyja që bashkoi çështjet kyçe të historisë sonë moderne
KRYESORE

Kurti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nyja që bashkoi çështjet kyçe të historisë sonë moderne

10 June 2025
Haradinaj mesazh ish-ushtarëve të UÇK-së: Mos udhëtoni nëpër Serbi
KRYESORE

Haradinaj mesazh ish-ushtarëve të UÇK-së: Mos udhëtoni nëpër Serbi

10 June 2025
Postimi tjetër
Abdixhiku: LDK thërret konventën me 29 dhe 30 prill

Abdixhiku për 28 Nëntorin: Ditë historike e të gjithë shqiptarëve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 11 qershor ndër vite?!

11 June 2025
Si të përgatisni bukë të shijshme fshati vetë në shtëpi

Si të përgatisni bukë të shijshme fshati vetë në shtëpi

11 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror

11 June 2025
Strakosha pret penalltinë, Manaj i shënon gol Letonisë, Shqipëria në avantazh

Strakosha pret penalltinë, Manaj i shënon gol Letonisë, Shqipëria në avantazh

10 June 2025
Nëna, djali i së cilës i mbijetoi masakrës në Graz: Më telefonoi dhe më tha se mendonte se do të vdiste

Nëna, djali i së cilës i mbijetoi masakrës në Graz: Më telefonoi dhe më tha se mendonte se do të vdiste

10 June 2025
Ëndrra për në Botërorin 2026 vazhdon! Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri, Manaj kapiten

Ëndrra për në Botërorin 2026 vazhdon! Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri, Manaj kapiten

10 June 2025
Axha i 15 vjeçares nga Kosova që mbeti e vrarë në Austri: Mbesa jonë humbi jetën tragjikisht

Axha i 15 vjeçares nga Kosova që mbeti e vrarë në Austri: Mbesa jonë humbi jetën tragjikisht

10 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu