Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ditën e hënë ka bërë homazhe te busti i komandantit legjendar në Tiranë, Adem Jasharit, përcjell InLajmi.
Gjatë homazheve ai nuk ishte i vetëm, por nën shoqërinë e kryetarës së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Kujtojmë se në këtë datë përveç festës së flamurit që për shqiptarët është ditë e madhe, sot është edhe ditëlindja e heroit të Kosovës, Adem Jasharit.
Postimi i plotë i tij:
Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari.
Urime Dita e Flamurit! /InLajmi/

















