Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është hapur panairi “Blej Shqip”, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rama, po ashtu tha se është e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos i harrojnë vlerat e traditat tona kombëtare.
Tuje, ai ka shtuar se ky panair do të jetë i hapur nga data 27 deri me 29 nëntor të këtij muaji.
Postimi i plotë i tij:
U hap sot panairi “Blej Shqip” 🇦🇱 në ❤️ të Prishtinës.
Arra e Tigri ishin shumë kuriozë për të mësuar rreth produkteve tradicionale shqiptare.
Është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos harrojnë vlerat e traditat tona kombëtare dhe t’i kultivojnë ato!
Panairin mund ta vizitoni deri më datën 🗓️ 29 nëntor, tek📍sheshi “Nënë Tereza”/InLajmi