Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli pas mbledhjes së Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë tha se kombi shqiptar duhet të tregohet i matur, përcjell InLajmi.
Pacolli, gjithashtu theksoi se festat e nëntorit na kujtojnë sakrificën e popullit tonë për liri dhe sipas tij, secili e ka për obligim të punojë fort për realizimin e ëndrrës së heronjëve.
Tutje ai shtoi se ruajtja e aleancave strategjike është garanci e sigurisë sonë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, pas mbledhjes së përbashkët të 2 kuvendeve, bashkë me kryeministrat Rama dhe Kurti dhe kryeparlamentarët e 2 vendeve tona.
Kombi Shqiptar duhet të tregohet i matur.
Ruajtja e aleancave strategjike është garanci e sigurisē tonë. Festat e nentorit na kujtojnë sakrificën e popullit tonë për liri, andaj sot secili e ka për obligim që të punoj fort në realizimin e ëndrrës së heronjëve.
Së bashku jemi më të matur, më të dijshëm dhe më të fortë.
Urime Festa./InLajmi/