Spanja dhe Gjermania kanë barazuar 1-1 në Kampionati Botëror, pasi ndeshja përfundoi 1-1 në kuadër të Grupit E.
Ndeshja nisi mjaft furishëm, pasi Dani Olmo bëri një goditje të fuqishme në minutën e 7 të takimit, por Manuel Neuer bëri një pritje madhështore.
Spanja sërish ishte e rrezikshme, tani përmes Ferran Torres (27’), mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.
Ishte minuta e 40-të e takimit kur u mendua se Gjermania kishte kaluar në epërsi nëpërmjet Antonio Rudigerit, mirëpo VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje të mbrojtësit.
Në pjesën e 2-të, gjermanët filluan më mirë, duke rrezikuar me anë të Joshua Kimmich (56’), por Unai Simon bëri pritej të mrekullueshme.
Por, në minutën e 62-të, Alvaro Morata kaloi Furinë e Kuqe në epërsi, duke e mposhtur lehtësisht Neuerin, që nuk ia doli ta priste goditjen e sulmuesit.
Kur u mendua se Gjermania po eliminohej, Niclas Fullkrug (83’), realizoi për 1-1, duke shtuar besimin tek bashkëlojtarët e tij se ende mund të shpresojnë në kalimin grupit.
Spanja është lider i Grupit E me 4 pikë, Japonia e Kosta Rika me nga 3 dhe Gjermania me një, shkruan GazetaBlic Sport.
Në rrethin e fundit, Die Mannschaft takohen me Kosta Rikën, ndërsa spanjollët me japonezët.