Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë tha se jam duke e jetuar ëndrrën shekullore të shumë brezave për ta parë Shqipërinë dhe shqiptarët bashkë, përcjell InLajmi.
Musliu për nder të 28 nentorit ka shtuar se është e vetëdijshme se sa i lartë është çmimi i lirisë, sipas saj ne ditët kur dhimbja e krenaria qëndrojnë pranë njëra tjetrës.
Në fund, ajo ka uruar festën e flamurit duke thënë rrnoftë kombi shqiptar.
Postimi i plotë i saj:
Ndjehem me fat dhe shumë e emocionuar, sepse jam e vetëdijshme që jam duke e jetuar ëndrren shekullore të shumë brezave që ëndrruan me e pa Shqiperinë, që ëndrruan ti shohin shqiptarët bashkë! Për mua është e qartë çdo ditë se sa i lartë është çmimi I Lirisë e me theks të veçant në ditët si kjo dhimbje e krenaria qendrojnë krahë njëra tjetrës.
Gëzuar 28 Nëntorin! Rrnoftë KOMBI SHQIPTAR/InLajmi/