Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” , shkruan InLajmi.
Alban Ramosaj, fituesi i edicionit të kaluar dhe Pirro Çako i dorëzuan kupën triumfueses e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.
“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”,tha artistja mes emocioneve. /InLajmi/