Në Bjeshkët e Junikut është gjetur i vdekur një 16-vjeçar në orët e mbrëmjës, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se viktima është gjetur në Gropën e Erenikut që ndodhet në bjeshkët e Junikut.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, shtoi Gashi./InLajmi/