Në Tiranë kanë arritur deputetë të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët.
Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Fjalë rasti aty do të kenë edhe 2 shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.
Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Kjo është agjenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë: