Drejtori i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra ka reaguar pas rastit të abuzimit psiqik me 5-vjeçaren nga logopedi I.F nga Gjilani, përcjell InLajmi.
Kodra e ka quajtur logopedin si një “monstrum” teksa ka fajësuar edhe kolegët e tij, të cilët sipas Kodrës i kanë fshehur veprimet e tij joetike.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë “mantelbardhëve”, që të distancohen nga veprimet e kolegëve të tyre dhe të mos i mbrojnë apo fshehin rastet e tilla.
Postimi i plotë i tij:
Pyetjes se “ku është dinjiteti i mantelbardhëve” këtu dikund mund t’ia gjeni përgjigjen! Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin!
Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi…. /InLajmi/