Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 nëntor
27 nëntor 1895 – Alexandre Dumas, shkrimtar francez me famë botërore dhe autor i veprave klasike si “Tre Muskëterët” dhe “Konti i Monte-Kristos”, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.
27 nëntor 1909 – Shpikësi amerikan, Thomas Edison, shfaqi filmin e parë me zë.
27 nëntor 1942 – Ushtritë gjermane pushtuan qytetin e Tulonit, ku ndodhej e ankoruar Marina Franceze. Për të parandaluar rënien e saj në duart e gjermanëve, marinarët francezë e zhdukën të gjithë flotën duke fundosur 73 anije.
27 nëntor 1950 – Në Kore shpërtheu beteja 4-ditore e Kunu-risë. Brigada Turke me 5.000 trupa parandaloi asgjësimin e plotë të Armatës 8. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte rrethuar nga forcat kineze dhe koreanoveriore disa herë më të mëdha në numër, duke korrur praktikisht e vetme një fitore historike në Kunu-ri.
27 nëntor 1967 – Franca ushtroi veton kundër anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuara në Komunitetin Ekonomik Evropian, i cili njihej ndryshe edhe si Tregu i Përbashkët.
27 nëntor 1974 – Pakistani u trondit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi vdekjen e 4.200 personave.
27 nëntor 2002 – Inspektorët e armëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara iu rikthyen punës në Irak pas një pauze 4-vjeçare.