Ai kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetarin e Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens.
“Kosova do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në BE në dhjetor”, ka njoftuar gazetari përmes një postimi në Twitter.
Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung njoftoi se po ashtu në intervistë u trajtuan shumë çështje të tjera si udhëtimi pa viza për kosovarët në BE që nga viti 2024, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës etj, transmeton Gazeta Blic.
“Së shpejti. Jo në një kinema pranë jush, por në Frankfurter Allgemeine Zeitung”, paralajmëroi ai.