Radhët e gjata gjatë ditëve të fundjavës në vendkalimin kufitar “Bllacë”, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, tashmë janë bërë gjë e zakonshme.
Edhe gjatë kësaj fundjave kolonat e automjeteve që presin të kalojnë në anën e Kosovës arrijnë deri në disa qindra metra. Kolona ka edhe në anën tjetër të kufirit për hyrje në Maqedoninë e Veriut.
Lidhjet familjare të shumta mes qytetarëve të kësaj ane të kufirit me anën matanë janë të shumta dhe arsye shtesë për shtimin e vizitave në ditët e pushimit, shkruan EO.
Arsye tjetër janë edhe vizitat turistike, shopingu në qendrat tregtare në Shkup nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe anasjelltas.